Ne mbledhim disa informacione të caktuara kur vizitoni faqen tonë të internetit në mënyrë që të kuptojmë se si vizitorët përdorin dhe ndërveprojnë me faqen e internetit, të përmirësojmë përmbajtjen dhe funksionalitetin e saj, si dhe të ofrojmë veçori të caktuara të faqes së internetit. Disa informacione mblidhen automatikisht, ndërsa informacione të tjera mund të jepen nga ju kur përdorni funksionalitete të caktuara të faqes së internetit. Të gjitha informacionet e mbledhura automatikisht ruhen në formë të agreguar dhe nuk mund të përdoren për t’ju identifikuar si individ. Nëse kërkohen informacione shtesë në lidhje me fusha, shërbime ose funksionalitete të caktuara të faqes së internetit, ne gjithashtu mund t’ju kërkojmë të jepni informacione që mund t’ju identifikojnë si individ, në përputhje me kërkesat e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave.
Si rezultat, informacionet e mbledhura nga ne mund të ndahen në kategoritë e mëposhtme:
a. Statistikat e agreguara të vizitorëve, informacionet e mbledhura automatikisht kur vizitoni dhe përdorni faqen e internetit;
b. Informacionet që jepni kur përdorni funksionalitete të caktuara të faqes së internetit, të cilat nuk përpunohen si të dhëna personale; dhe
c. Informacionet personale të identifikueshme, nëse informacione të tilla kërkohen në lidhje me fusha, shërbime ose funksionalitete të caktuara të faqes së internetit, në përputhje me kërkesat e zbatueshme ligjore.
Statistikat e agreguara të vizitorëve
Kur vizitoni faqen tonë të internetit, ne mbledhim automatikisht disa informacione të caktuara teknike dhe të përdorimit të faqes së internetit në lidhje me pajisjen tuaj, përdorimin e faqes së internetit nga ana juaj dhe, sipas rastit, faqen e internetit nga e cila keni aksesuar faqen tonë të internetit. Këto informacione nuk mund të përdoren për t’ju identifikuar si individ. Këto informacione përdoren vetëm në formë të agreguar në mënyrë që ne të kuptojmë se si vizitorët aksesojnë dhe ndërveprojnë me faqen e internetit, të analizojmë përdorimin dhe performancën e faqes së internetit, si dhe të përmirësojmë përmbajtjen, funksionalitetin dhe përvojën e përdoruesit. Ne nuk i lidhim statistikat e agreguara të vizitorëve me informacionet personale të identifikueshme.
Informacionet që mbledhim automatikisht:
- Mbështetja për cookies e palës së parë (nëse na lejoni të vendosim një cookie në pajisjen tuaj).
- ID-ja e vizitorit (e siguruar nga një cookie që vendosim në pajisjen tuaj kur është e mundur)
- Faqja referuese (d.m.th. faqja nga e cila keni ardhur, p.sh. google.com)
- Data dhe ora e vizitës
- Cilësimet e rajonit dhe gjuhës (për të përcaktuar se në cilin shtet ndodheni)
- Sistemi operativ (Windows, OS X, Linux, iOS, Android etj.)
- Shfletuesi dhe versioni i shfletuesit (Chrome, Internet Explorer, Firefox, Opera, Safari etj.)
- Rezolucioni i ekranit (1280x1024, 1024x768 etj.)
- Mbështetja për JavaScript
- Mbështetja për Java
- Adresa e IP-së (adresa e kompjuterit në internet)
- Titulli i faqes që po shikoni
- URL-ja e faqes që po shikoni
Informacionet që jepni kur përdorni disa funksionalitete të caktuara të faqes së internetit
Kur përdorni disa funksionalitete të caktuara të disponueshme në faqen e internetit, mund të zgjidhni të vendosni informacione në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në veçanti, kur përdorni llogaritësin e indeksit të masës trupore (BMI), mund të vendosni:
- moshën
- gjatësinë
- peshën
Informacioni i vendosur në llogaritësin e BMI-së përdoret për të gjeneruar rezultatin përkatës të BMI-së. Bazuar në konfigurimin aktual të faqes së internetit, ruhet vetëm gjatësia dhe pesha, pa emrin apo ndonjë informacion tjetër që do të mundësonte identifikimin tuaj. Ky informacion nuk lidhet me asnjë identifikues apo informacion tjetër të mbledhur përmes faqes së internetit që do të mundësonte lidhjen e tij me ju. Kategoria rezultuese, si p.sh. “Obezitet i kategorisë I” ose “Obezitet i kategorisë II”, mund të regjistrohet. Informacioni i vendosur në llogaritësin e BMI-së përpunohet në mënyrë anonime dhe nuk mund të gjurmohet ose të lidhet me ju.
Informacionet personale të identifikueshme
Nëse na duhet të mbledhim të dhëna personale rreth jush ose ju kërkojmë të regjistroheni ose të identifikoheni për të aksesuar fusha, shërbime ose funksionalitete të caktuara të faqes së internetit, do ta bëjmë këtë në përputhje me kërkesat e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave. Në raste të tilla, ne do t’ju ofrojmë informacionin e duhur në kohën e mbledhjes, duke përfshirë qëllimet e mbledhjes së informacionit, bazën ligjore për përpunimin, mënyrën e përpunimit dhe ruajtjes së informacionit, si dhe çdo informacion tjetër që kërkohet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
Kontrolluesi i të dhënave
Në rast të përpunimit të të dhënave personale, kontrolluesi i të dhënave është:
Zyra e Përfaqësimit në Shqipëri e NOVO NORDISK PHARMA OPERATIONS A/S
Numri unik i identifikimit të subjektit: M31907023C
Të dhënat e kontaktit: EGT-Tower, Rr. “Abdyl Frashëri” P. 11/1, Tiranë, Shqipëri
Telefon: +355 4 2253 522
Email: infoal@novonordisk.com
Ne do ta mbledhim dhe përdorim informacionin siç përshkruhet në këtë Politikë Privatësie. Nëse mblidhen informacione personale të identifikueshme, ne do t’i përpunojmë ato vetëm për qëllimet që ju komunikojmë dhe mbi një bazë të përshtatshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Të dhënat personale do të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin përkatës ose siç kërkohet nga ligji në fuqi.
Ne nuk mbledhim ose ruajmë të dhëna personale sensitive në lidhje me shëndetin tuaj, origjinën etnike, besimet fetare, bindjet politike apo të dhëna të tjera personale sensitive përmes kësaj faqeje interneti. Në raste të rralla kur na duhet të mbledhim ose të përpunojmë të dhëna personale sensitive, do ta bëjmë këtë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave dhe do t’ju ofrojmë informacionin përkatës në lidhje me këtë përpunim.
Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve është e rëndësishme. Novo Nordisk nuk synon të kërkojë ose të mbledhë informacione personale të identifikueshme nga fëmijët (me fëmijë nënkuptohet çdo person nën moshën 18 vjeç) pa lejen e prindit ose të kujdestarit ligjor. Fëmijët NUK duhet t’i japin Novo Nordisk informacione personale të identifikueshme pa lejen e shprehur të prindit ose të kujdestarit të tyre ligjor.
Sipas rastit, ne do t’i udhëzojmë fëmijët të mos japin të dhëna personale. Nëse fëmija juaj ka ofruar të dhëna personale dhe ju dëshironi të kërkoni që këto të dhëna të fshihen, kontaktoni privacy@novonordisk.com.
Në varësi të dispozitave të kësaj Politike Privatësie, të dhënat personale në këtë faqe interneti mblidhen vetëm në masën e nevojshme dhe duke zbatuar masat e duhura teknike dhe organizative. Të dhënat e mbledhura nuk u shiten në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye palëve të treta.
Kur ne mbledhim të dhëna personale, këto të dhëna mund të transferohen ndërkombëtarisht brenda organizatës globale të Novo Nordisk. Ne zbatojmë politika të brendshme për të garantuar një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, pavarësisht se ku ndodhen të dhënat tuaja në Novo Nordisk.
Mësoni më shumë rreth qëndrimit tonë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ne nuk do t’ua transferojmë ose shesim asnjëherë palëve të treta informacionet personale të identifikueshme të vizitorëve tanë.
Përgjithësisht, ne do t’i ndajmë informacionet vetëm me këshilltarët dhe ofruesit e kontraktuar të shërbimeve, sipas masave të duhura mbrojtëse. Megjithatë, të dhënat personale mund të ndahen gjithashtu kur është e nevojshme për të përmbushur detyrimet ligjore, për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e Novo Nordisk, të punonjësve të saj ose të të tjerëve, ose në lidhje me shitjen apo likuidimin e ndonjë pjese të biznesit ose aseteve tona. Një ndarje e tillë do të kryhet në përputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
Sipas rregullave për mbrojtjen e të dhënave, ju keni të drejtat e mëposhtme. Për t'i ushtruar këto të drejta, kontaktoni Novo Nordisk në adresën e emailit privacy@novonordisk.com.
- Ju keni të drejtën të informoheni për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale;
- Ju mund të merrni një përmbledhje të të dhënave personale që kemi për ju;
- Ju mund të merrni një kopje të të dhënave tuaja personale në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm nga pajisjet;
- Ju mund të merrni një përditësim ose korrigjim të të dhënave tuaja personale;
- Ju mund t’i fshini ose t’i shkatërroni të dhënat tuaja personale;
- Ju mund të na kërkoni të ndalojmë ose të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale;
- Ju mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale;
- Nëse keni dhënë pëlqimin që ne të përpunojmë të dhënat tuaja personale, ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Tërheqja juaj nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit të kryer para se ta tërhiqnit pëlqimin tuaj;
- Ju keni të drejtën të mos jeni objekt i një vendimi të bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar;
- Ju mund të paraqisni një ankesë në lidhje me mënyrën se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale pranë Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave.
Legjislacioni kryesor shqiptar i zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave është ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Detaje të mëtejshme në lidhje me të drejtat e përshkruara më sipër përcaktohen kryesisht në nenet 13-20 dhe nenin 86 të këtij ligji. Autoriteti kompetent për mbrojtjen e të dhënave në Shqipëri është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave.
Ushtrimi i të drejtave të përshkruara më sipër mund t’u nënshtrohet kushteve ose kufizimeve në varësi të rrethanave specifike të veprimtarisë së përpunimit dhe dispozitave ligjore të zbatueshme. Na kontaktoni përmes emalit të mësipërm me pyetje ose kërkesa në lidhje me këto të drejta.
Mund të mësoni më shumë rreth përdorimit të cookies në Politikën tonë të Cookies.
Qëllimet e informacionit
Përmbajtja në faqen e internetit paraqitet vetëm për qëllime informimi. Faqja e internetit nuk ju ofron këshilla ose rekomandime të asnjë lloji dhe nuk duhet të përdoret si bazë për marrjen e ndonjë vendimi apo ndërmarrjen e ndonjë veprimi. Ju këshillojmë të konsultoheni me këshilltarë profesionistë në fushën përkatëse në lidhje me zbatueshmërinë e çdo aspekti të veçantë të përmbajtjes. Në veçanti, asnjë element në këtë faqe interneti nuk përbën një ftesë apo ofertë për të investuar në titujt e Novo Nordisk ose për të bërë tregti me to. Gjithashtu, faqja e internetit ofron informacion të përzgjedhur për sëmundjet dhe trajtimin e tyre. Një informacion i tillë nuk synon të shërbejë si këshillë mjekësore. Një informacion i tillë nuk zëvendëson këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Nëse keni, ose dyshoni se keni, ndonjë problem shëndetësor, duhet të kontaktoni mjekun e përgjithshëm ose një ofrues tjetër të kualifikuar të kujdesit shëndetësor.
Informacioni i ofruar “siç është”
Informacioni në këtë faqe interneti ofrohet “siç është” dhe Novo Nordisk nuk jep asnjë deklaratë ose garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, duke përfshirë, ndër të tjera, garancitë e nënkuptuara për tregtueshmërinë, përshtatshmërinë për një qëllim të caktuar ose mosshkeljen. Novo Nordisk nuk jep asnjë deklaratë ose garanci të asnjë lloji për plotësinë, saktësinë, përpikërinë, disponueshmërinë, funksionalitetin dhe pajtueshmërinë me ligjet e zbatueshme. Duke përdorur këtë faqe interneti, ju pranoni rrezikun që informacioni mund të jetë i paplotë ose i pasaktë ose mund të mos plotësojë nevojat ose kërkesat tuaja.
Mohimi i përgjegjësisë
As Novo Nordisk dhe as ofruesit tanë të përmbajtjes nuk mbajnë përgjegjësi për dëmet ose lëndimet që rrjedhin nga aksesi ose pamundësia juaj për të hyrë në këtë faqe ose nga mbështetja juaj në çdo informacion të dhënë këtu. Novo Nordisk mohon çdo përgjegjësi për dëmet e drejtpërdrejta, të tërthorta, rastësore, shkakësore, ndëshkuese dhe të veçanta ose dëme të tjera, mundësitë e humbura, fitimin e humbur ose çdo humbje apo dëmtim tjetër të çfarëdo lloji. Ky kufizim përfshin dëmtime ose viruse, të cilat mund të prekin pajisjet tuaja kompjuterike.
Lidhjet me faqet e tjera të internetit
Kjo faqe interneti përmban lidhje me faqe të tjera që nuk zotërohen ose kontrollohen nga Novo Nordisk; kini parasysh se ne nuk jemi përgjegjës dhe nuk kemi kontroll mbi politikat e privatësisë së këtyre faqeve. Kjo deklaratë privatësie vlen vetëm për informacionin e mbledhur në këtë faqe interneti. Ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë të çdo faqeje interneti që vizitoni, e cila mbledh informacione personale të identifikueshme.
Faqet e internetit që lidhen me ne
Novo Nordisk nuk miraton faqet e internetit që përmbajnë lidhje drejt faqeve të internetit të Novo Nordisk. Novo Nordisk nuk është përgjegjës për përmbajtjen e këtyre faqeve të lidhura ose për kontrollin mbi informacionin që përdoruesit mund të zgjedhin të ndajnë me këto faqe.
Ndryshimet
Novo Nordisk rezervon të drejtën të ndryshojë, modifikojë, zëvendësojë ose fshijë çdo përmbajtje ose mund të kufizojë aksesueshmërinë ose të ndërpresë shpërndarjen e kësaj faqeje në çdo kohë dhe ekskluzivisht sipas gjykimit të saj.
E drejta e autorit dhe përdorimi i përmbajtjes
Përmbajtja e kësaj faqeje interneti është pronë e Novo Nordisk dhe mbrohet nga ligjet për të drejtat e autorit. Markat tregtare, markat e shërbimit, emrat tregtarë, logot dhe produktet e shfaqura në këtë faqe janë të mbrojtura në të gjithë botën dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak me shkrim të Novo Nordisk. Ju jeni të mirëpritur të shkarkoni përmbajtjen e kësaj faqeje interneti, megjithatë, vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jotregtar. Nuk lejohet modifikimi ose riprodhimi i mëtejshëm i përmbajtjes. Përmbajtja nuk mund të kopjohet ose të përdoret në asnjë mënyrë tjetër.
Përdorimi i pyetjeve dhe komenteve
Pyetjet, komentet, sugjerimet ose komunikimet e tjera, duke përfshirë idetë, shpikjet, konceptet, teknikat ose njohuritë praktike që mund të përcillni në këtë faqe interneti ose në Novo Nordisk, në mënyrë elektronike ose përmes çdo mjeti tjetër, konsiderohen jokonfidenciale dhe do të bëhen pronë e Novo Nordisk, ndërsa Novo Nordisk mund t’i përdorë pa kufizim në çfarëdolloj mënyre dhe për çfarëdolloj qëllimi, duke përfshirë zhvillimin, prodhimin dhe/ose tregtimin e mallrave ose shërbimeve.
Legjislacioni i zbatueshëm
Aksesi dhe përdorimi i kësaj faqeje interneti dhe përmbajtja e saj rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë politikë privatësie, cookie dhe deklaratat për mohimin e përgjegjësisë ligjore, nëse dëshironi të merrni informacion në lidhje me ndonjë të dhënë personale që mbahet rreth jush, ose nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga Novo Nordisk, mund të na kontaktoni përmes privacy@novonordisk.com.